Qendra e Numërimit dhe Rezultateve deri në orën 16:00, ka numëruar 50 mijë e 484 të ardhura me postë.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje prinë me 39 mijë e 298 vota, e dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 4 mijë e 582 vota, e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 3 mijë e 922 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1 mijë e 86 vota, Nisma Socialdemokrate 435 vota, ndërsa pjesa tjetër e votave është shpërndarë nëpër subjektet e tjera politike.
Bëjmë të ditur se gjatë ditës së sotme, QNR pritet ta përfundoj numërimin e votave nga jashtë. Ndërsa, të enjten me 4 mars, KQZ pritet të dalë me rezultatet përfundimtare.