Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat e fundit mbi zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas këtyre të dhënave të përditësuara në orën 15:04, nga 2 mijë e 533 vendvotime, 94.04 për qind e tyre, ose 2 mijë e 382 janë procesuar.
Në bazë të përditësimit të fundit, Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka arritur të marrë 41.14 për qind, ose 326 mijë e 484 vota, shkruan Zeri.info.
Në vendin e dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me gjithsej 177 mijë e 890 vota, ose 22.42 për qind.
Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 17.66 për qind, ose 140 mijë e 100 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) së bashku me partnerët e saj ka arritur që deri më tani t’i mbledhë 59 mijë e 356 vota, ose 7,48 për qind.
KËTU mund t’i shikoni në kohë reale përditësimet mbi zgjedhjet e 9 shkurtit.