Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), po vazhdon me përditësimin e të dhënave për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 19:27, nga 2 mijë e 533 vendvotime, 2 mijë e 525 prej tyre janë procesuar, apo 99.68 për qind të votave të subjekteve politike janë numëruar, raporton Zeri.info.
Këto të dhëna preliminare tregojnë se deri më tani Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që të mbledh gjithsej 341 mijë e 531 vota apo 40.88 për qind.
Partia e dytë radhitet Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 22.05 për qind, apo 184 mijë e 234 vota, raporton më tutje Zeri.info.
Në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 147 mijë e 387 vota apo 17.64 për qind.
AAK-Nisma dhe partnerët e tyre kanë arritur që të mbledhin 62 mijë e 278 vota apo 7.45 për qind.
KËTU mund t’i ndiqni në kohë reale përditësimet e fundit për rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.