Lëvizja Qytetare “Vatra” njofton se do të marrë pjesë në zgjedhjet komunale që do të mbahen më 12 tetor në Gjilan. Qytetarët e Gjilanit do të kenë mundësinë të votojnë për Lëvizjen Qytetare “Vatra” me numër 164 në fletën e votimit.
“Vatra” ka premtuar që programi i saj qendror do të fokusohet në zhvillimin lokal, përmirësimin e infrastrukturës dhe mbështetjen e iniciativave komunitare që kontribuojnë në jetën e përditshme të qytetarëve.
Partia fton të gjithë qytetarët që të informohen për programin e saj dhe të dalin të votojnë më 12 tetor, duke zgjedhur numrin 164 për të dhënë një shans të ri për zhvillim dhe përfaqësim të përgjegjshëm në komunën e Gjilanit.