Është thelluar tragjedia në Shqipëri, si pasojë e tërmetit, me numrin e viktimave që vijon të rritet duke arritur në 10. Një tjetër person i pajetë është nxjerrë pak minuta më parë nga rrënojat e një prej pallateve të shembura në Thumanë. Bëhet fjalë për një vajzë të mitur.
Vajza është viktima e katërt që regjistrohet në Thumanë, ndërsa personat e tjerë që kanë humbur jetën janë nga Durrësi dhe Kurbini.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit janë shpërndarë në zonat e prekura nga tërmeti me magnitutë 6.5.
28 persona janë shpëtuar nga rrënojat e pallateve në Thumanë dhe Durrws, por raportohet gjithashtu për një numër të konsiderueshëm njerëzish që kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e godinave të shembura në këto zona, raporton Tch