Ish nënkryetari i Komunës së Skënderajt Nuredin Lushtaku e ka mohur të ketë plagosur ndonjë polic mbrëmë.
Madje ai ka thënë, jo vetëm ai por askush nga familja e tij nuk ka shkrepur armë, por policët janë plagosur në mes vete.
“S’është ashtu hiç. Por aksidenti ka ndodhë, ka ndodhë telashja, as nuk e kam plagos unë kë, as nuk e kanë plagos vëllaznia, as djemtë. Polici e ka plagos policin. As nuk kemi përdorë armë na, e them me përgjegjësi të plotë. Mbetet me raportu edhe policia. Unë e kam dhënë deklaratën, unë jam i gatshëm me deklaru çka ka qenë. Polici ua ka drejtu armën vëllaznive, ka ndodhë përleshja. Nuk e di a ka gjujtë me tut kë a me vra, e din ai çka thotë. Unë e kam dhënë deklaratën tem, policin nuk e kemi plagos na. Më vjen keq çfarë ka ndodhë, por kjo është e vërteta, nuk kemi plagos askënd, nuk kemi përdorë armë”, ka thënë për Kallxo com, Nuredin Lushtaku.