Sot, përfaqësuesit tanë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e ata në nivel lokal, së bashku me Koordinatorin e Nënkomiteteve, anëtarë, në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i uruan mirëseardhjen, Këshilltarit Komunal, Dr. Nuredin Lutfiut, profesor në UBT, i cili e braktisi LDK-në, duke qenë përfaqësues dhe përkrahës i sajë deri sot.
Me një vullnet të jashtëzakonshëm, dhe me bindjen se ndryshimi vjen vetëm me Lëvizjen, ai tha se e gjithë familja e tij do të anëtarësohen në VETËVENDOSJE!
Ne, i uruam mirëseardhje Nuredinit, dhe të gjithë atyre që janë të gatshëm për ndryshimin e madh që po sjell Lëvizja.
Vitia po ndryshon, vetëdija është kthyer, ata që po e shohin realitetin po e mbështesin Lëvizjen VETËVENDOSJE!