15 prilli i vitit 1999 shënon kthesën e madhe. Në këtë ditë të rëndësisë kombëtare u vranë dy dëshmorët e kombit Hanumshahe Abdullahu dhe Tefik Zymberi. Ishin bashkëshortë, dy të rinj që as vdekja nuk i ndau.
Nga: Izmi Zeka
Me Nushin e Tefikun historia e Karadakut, Anamoravës e gjithë Kosovës po përmbyllte enigmën e quajtur robëri të fund shekullit XX.
Kur kujtojm Nushin e Tefikun lirshëm kem kujtuar Azemin me Shotën, Xhevën me Fehmiun apo thënë më thjeshtë kemi shkruar dhe përmendur vuajtjet, robërinë, sakrificën e gjithë shqiptarisë për një shtet të pavarur siç është sot Kosova
Në këtë kuadër duhet përmendur një interviste , të bërë nga gazeta ‘’Bashkimi’’ para përfundimit të vitit 1998 , ku Nushi në pyetjen e bërë se çka pret prej vitit 1999’ a jo përgjigjej ’’, “Si pjesëtare e këtij populli të robëruar, pres që në vitin 1999 , çdo shqiptar të vihet në shërbim të Kosovës, me potencialin intelektual e material , duke lënë anash , mëritë , egoizmat..”.
E cila më shumë se kurrë më parë po e lëshon kushtrimin për tu bashkuar rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , ëndrrës së Jusufit e Kadriut , Rexhepit e Nuhiut , Afrimit e Fahriut e shumë e shumë të tjerëve.
Ata ranë me vetëdije të plotë. Sot kur mbushen 19 vite edhe më fuqishëm troket zëri i tyre, arsyeja , ideali i tyre plotënia që kishin për jetën, shtetin, rritën dhe bashkimin kombëtar.
Prandaj dy figura të rëndësishme të luftës çlirimtare ishin një në jetë. Një jetë dy emra . Kjo ishte biografia e dy jetërave të shndërruar në qirinj, në jetë apo thënë në gjuhën e historisë në ndryshim të kohërave.