Shkruan: Izmi Zeka
Para lufta dhe lufta në Kosovë të kthejnë në kohërat e qindravjeçarëve të historisë. Kur jeta kishte dhimbjet e saj, portretin e qytetarit të lodhur, të rraskapitur, të pushtuar nga ata të cilët na shihnin vetëm si numra dhe emra dhe jo si krijesa njerëzore që duhet të jetonim të lirë.
Kur kthehem tek vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar e këtej, mbaj mend mirë jeta kishte marr kuptimin i diçkaje tjetër dhe nuk kishte dysh në atë që kërkohej por edhe në përballjen me zhurmën që krijonte frik, dhembje e shpeshherë edhe katandisje në vendet e perëndimit. Kjo kohë mua shpesh ma kujton kohën e pas vdekjes së Skënderbeut ku shumë shqiptarë kishin marr rrugët e Italisë vetëm për të shpëtuar kokat nga dhuna e Perandorisë Turke. Një udhë përshkrues shkruan për kohën e shpërnguljeve masive në Itali, ku thekson se shohë shumë familje të rraskapitura, të sëmurë e të tjerë duke vdekur rrugëve të Italisë që ngaherë më vjen të qaj. Kjo që shkruajta është vetëm një lidhje e ngjarje por nga konteksti është krejt ndryshe.
Vitet që lamë pas , ato vite që ua morën rininë shumë idealistëve janë pjesa më e ndritshme e historisë sonë ani pse gjithherë tendencat për dekuilibruar idetë për çlirim nuk kanë qenë të vogla.
15 prilli i vitit 1999 ka diçka që i mbet historisë. Beteja e Zhegocit, lufta e çlirimtarëve të kujton kohën e bilbilenjëve të shekullit XIX, Çetës së Qerqizit, poezinë e Vaso Pashës “o moj shqipni”,rënien e Spiro Ballkamenit, Qiriazët, vllezërit Frasheri, Bajram Currin dhe Isa Boletinin, Hoxhë Hasan Tahsinin pra të rikthen atje ku nisej lufta politike dhe çlirimtare e shqiptarëve kudo ne vendet ku jetonin shqiptarët.
Sinonim i kësaj rruge njëtrajtshëm sikur Rilindasit ishin dy figura intelektuale e patriotike që më shumë janë të njohur si Nushi e Tefiku.
Abdyl Frasheri kur ishte burgosur e duke e bartur për në Stamboll një pasha gjatë rrugës e kishte takuar kolonën ku ishte vetë Abdyli i lidhur me zingjirë ndër tw tjera i kishte thënë eh more Abdyl Frasheri të kam thënë disa herë se ti do të përfundosh kështu si je tani. Abdyli i përgjigjej me butësinë e intelektualit dhe thellësinë e patriotit, pasha farën që mbolla unë ajo ka mbirë. Ky ndoshta me pak fjalë do të ishte portretizimi më i mirë i Nushit dhe Tefikut që u rritën në frymën e Rlindasëve.
Sot kur po shkruaj më duket se po i shohë të gjallë duke buzëqeshur e mbrëmjeve duke kënduar këngën “Dal nga dal po vjen behari, duke biseduar për historinë tonë që nga lashtësia ku secila kohë kishte dhimbje, rënie dhe vajë nënash. Ishte përzierje në mes dhimbjes dhe këngës e cila mbante gjallë se një ditë edhe ne do të jemi të lirë.
Ishin ditë dhe muaj të rëndë, të rëndë ku jeta ishte më afër vdekjes se sa këmisha e veshur në trup. Kohë e pa kohë do të thonin njerëzit.
Qyteti i Gjilanit i ngjante një uragani që po vinte pa trokitur në derë. Kalldërmat në mes të qytetit ishin bosh nga frika e trokitjes së vdekjes në shëtitjen e përditshme ku bashkoheshin sytë e të rinjve. Kolona me erë vdekje silleshin kudo. E shushurima e njerëzve për skaj rrugëve dëgjohej gjithandej .
Nushi e Tefiku Letërsinë e kthyen në art lufte. Ku ky art shihej kudo në Gjilanin që i kishte dhënë forcë lufta e Molla Idrizit, Epopeja e guerilëve Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, pena e Beqir Musliut e Rexhep Elmazit.
Netët ishin të gjata përtej dritës që shihej si një vrimë në tunelin e largët.
Nushi e Tefiku jo jo nuk ishin si të tjerët. Misionar të dijes dhe luftës. Netë të gjata e pagjumë duke lexuar të bëmat e heronjve, krismat që kurrë nuk u ndalën në trojet shqiptare vetëm për një ideal kombëtar, krisma t që shkelën shekujt njërin pas tjetrit.
Bedenat kur nuk thyhen as edhe kur këmishëzinjtë shëtisin rrugëve të qytetit ku dhimbja në çdo minutë troket në derë.
Sa ndeja u bënë dhe kurrë nuk u ndalën me ëndrrën për të jetuar të lirë. Gjumi i natës ishte kthyer në një refren të lirisë që mbyti shekuj të një nate të pa fund.
Gjilani i prillit të vitit 1999 i ngjante heshtjes, me lëvizje të pakta. Ushtria Çlirimtare e Kosovës andej Kosovës bënte luftën si kur më parë. Karadaku i Idriz Seferit zihej në mes të natës dhe territ.
Lufta përball Serbisë ishte realiteti i ri i krijuar nga djemtë e UÇK-së.
Karadaku dhe Anamorava ishin të mbytur nga naqallnikët dhe shërbëtoret e tyre. Nuk shihje të tjerë. Zymtësi deri në pafundësi. Atje përtej malit luftonin djemtë e Kosovës. Nushi e Tefiku pararojë e luftës, fitores. Andej luftë, këndej terri i zi. Dy botëra në një vend.
Eh sa shumë do të dëshironte Nushi e Tefiku të lexonin ato ditë Lasgushin, apo Migjenin e mjerimit e të qëndroni në shtrat duke biseduar për jetën, shkollën dhe fëmijët. Koha donte jetën e tyre. Donte dijen dhe artin e luftës, organizimin dhe përballjen, andaj s’behej pa ta dot lufta.
Atë ditë të 15 prillit 1999, nuk këndonte bilbili as nuk dëgjohej violina më. Nuk shihte më Homeri edhe Neruda ishte helmuar, Jusuf Gërvalla nuk ja thoshte më këngës më
Nushi e Tefiku te Hanet e Zhegocit ia thanë këngës aq shumë të dashur ”Dal nga dal po vjen behari”. Jo si dikur tek bulevardi i qytetit, apo në hollin e teatrit. Te hanet e Zhegocit aty ko koha po i merrte korbat e zinj me vete. Ajo ditë e prillit te Hanet e Zhegocit vrau Nushin e Tefikun, vrau qindra luftëtarë, por kurrë lirinë e Kosovës.
Tani sot kur po shkruaj më duken sikur i kamë përball me atë buzëqeshjen e pandalshme. Kur i shohë në buste, libra që shkruajnë më duket që si kam njohur kurrë. Ikën 21 vite dhe më duket se ju ende keni për të thënë diçka, ende diçka ka mbetur e pambaruar. Sot nuk ka bubullima as edhe korba.
Ju mund ta dini se i përmbyset shekujt. Për fund Hasta la Vista….