Drita ka arritur një fitore të vështirë ndaj skuadrës që po lufton për mbijetesë në Ipko Superligën e Kosovës.
Në shtëpi, Drita shënoi fitore minimale 1-0 ndaj Ferizajit.
Goli i vetëm në këtë takim, por që ka vlerën e tre pikëve u shënua nga Kyrian Nwabueze në minutën e 15-të.
Me këtë fitore, Drita tani ka 35 pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt, kurse Ferizaji mbetet me 24 pikë në pozitën e dhjetë, pozitë kjo e cila Ferizajin e dërgon në ndeshjet e barazhit.