Sot pritet të jetë më ngrohtë dhe temperatura maksimale fare lehtë mund të arrijë deri në 27 gradë Celsius, madje mund të ndodhë edhe ndonjë gradë më lartë.
Këto temperatura të larta vijnë në një kohë të rëndësishme kur po përballemi me krizë energjetike dhe aspekte tjera të krizës globale.
Mot i ngjashëm pritet edhe të martën, ndërsa moti do të vazhdojë të jetë stabil dhe i ngrohtë edhe nga e mërkura, por me ulje kryesisht të lehta të temperaturave në viset tona kontinentale.