Një nxënës që mori pjesë në Testin e Maturës të mbajtur të hënën në rajonin e Gjilanit, e të organizuar nga Ministria e Arsimit, ka thënë publikisht se në këtë test kopjohet. Madje, sipas tij, kopjimi i pyetjeve në mes të njëri-tjetrit është masiv.
Pas daljes nga Testi i Maturës, nxënësi nga Gjilani ka thënë se Ministria e Arsimit nuk i ka përpiluar të ndryshme pyetjet e testeve: A, B dhe C. Siç ka thënë ai, të gjitha testet i kanë pasur pyetjet e njëjta./kosovapress/