Në ambientet e gjimnazit “ Zenel Hajdini “ në Gjilan, u prezantua sot filmi i metrazhit të shkurtër ”Një pikë dritë në fund të tunelit”, i punuar nga nxënësit e kësaj shkolle.
Në prezantimin e filmit i pranishëm ishte edhe Drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, dhe personeli i shkollës dhe shumë nxënës.
Në përfundim të filmit nxënësit kishin pregaditur befasi të ndryshme, në ambientet ku u është bërë prezantimi i filmit, drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, pranoj edhe mirënjohje nga nxënësit e Gjimnazit “ Zenel Hajdini “.
Postimi i plotë i Drejtorit të DKA-së, Nazim Gagica:
Prezentimi i filmit të metrazhit të shkurtër ”Një pikë dritë në fund të tunelit”, realizuar nga nxënësit e Gjimnazit “Zenel Hajdini”./RadioStar/