Nxënësit e klasëve të para në Gjilan, sot janë paisur me rripa të sigurisë shkruan Radio Star.
Këta rripa të sigurisë janë donacion nga kompania
El-Bau & Demiri Gartenbau GmbH, të cilë kanë sjellur 1200 copë për nxënësit e klasëve të para në komunën e Gjilanit.
Shkrimi i plotë:
SIGURIA NË SHKOLLA👫🏢
Sot u bë shpërndarja e donacionit të rripave të sigurisë, për të gjithë fëmijët që vijojnë klasën e parë, në Komunën tonë.
1200 rripa të sigurisë që u dhuruan sot, ku një pjesë e tyre u shpërndanë dhe pjesa tjetër e mbetur do të shpërndahet në vazhdimësi, obligohen që të gjithë fëmijët t’i bartin çdo ditë mësimi.
Ky donacion i ardhur nga Zvicra, synon ta rris sigurinë e fëmijëve në shkolla, gjatë aktiviteteve të ndryshme, e me theks të veçantë në mbrëmje, meqë rripat reflektojnë.
Falenderojmë donatorët për kontributin e tyre!👥
El-Bau & Demiri Gartenbau GmbH.
Albana Demiri
Drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan