Nga sot nxënësit e Komunës së Gjilanit do të kenë mundësin të kontrollohen në shkolla nga mjekët, shkruan Radio Star.
Këtë njoftim e ka bërë publike Drejtori i Arsimit Nazim Gagica, ku ka thënë se nga sot filluam me kontrollin sistematik për të gjithë nxënësit e Komunës së Gjilanit në të gjitha nivelet, duke filluar nga SHFMU “ Zija Shemsiu”
Faleminderojme DSHMS dhe QKMF për bashkëpunim e në veçanti stafin profesional të QKMF-së për kontributin e dhënë në realizimin e këtij projekti.
Nga sot ka filluar projekti i vizitave sistematike të mjekëve në shkolla. Me anë të këtyre vizitave ne do të kontrollohen të gjithë nxënësit e Komunës së Gjilanit./RADIOSTAR/