Ulëset e asamblistëve gjilanas për disa minuta u zunë nga nxënësit e shkollave të mesme. Në kuvendin komunal, këta po kërkojnë që vendimi që ua ndalon ekskursionin e përvitshëm jashtë shtetit, të shfuqizohet.
Arsyet e përmendura në kohën e marrjes së vendimit siç ishin: substancat narkotike e pijet alkoolike në udhëtime të tilla, sipas maturantëve janë të pabaza.
Anëtarët e Komitetit për Kulturë, Rini dhe Sport, që ishin prezentë mbështetën kërkesën.
Në fund, tre anëtarët e LDK-së nga gjithsej pesë anëtarë sa ka komiteti, votuan që kërkesa të adresohet edhe në kuvendin komunal.
Në fillim të muajit shkurt, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, kishte marrë vendim që ekskursionet jashtë vendit të ndalohen, për shkak që, sipas tij, në këto udhëtime përdoreshin substanca narkotike e alkool./ATV/