Arsimtari i Gjuhës Shqipe, Bajram Ismajli kishte ndërruar jetë para një muaji, duke lën pas familjen, e poashtu edhe nxënësit pas 38 vjet me ditar në dorë. Sot, në ambientet e Shkollës ‘Thimi Mitko’ – nxënësit, kolegët e stafi menaxhues i kësaj shkolle, në shenjë të respektit, kanë përkujtuar mësimdhënsin Bajram Ismajli në 1 mujorin e vdekjes.
Të mërzitur dhe nën lotë, shumë kolegë e nxënës të kësaj shkolle u theksua se arsimtari Bajram Ismajli, do ti mungon kësaj shkolle, pasiqë ai ishte një Arsimtar i cili tërë dijen e tij ua shfaqi nxënësve të cilët i deshti pa masë. Arsimtarii Gjuhës Shqipe, Bajram Ismajli e deshti dhe jetoi me Gjuhën Shqipe, ai i deshti Rilindasit, e deshti gjuhën dhe u betua se do të studion Gjuhën Shqipe për t’ju përcjellë gjeneratave të reja. Arsimtari Bajram Ismajli, Fakultetin Filozofik – dega e Gjuhës Shqipe, e përfundoi në afatë rekord.
Ai diplomoi në vitin 1984 në Universitetin e Prishtinës, ndërsa për herë të parë si mësimdhënës në vitin 1985 në Shkollën Fillore ‘Musa Zajmi’ kapi në dorë ditarin dhe plot 38 vite ishte në shërbim të nxënësve. Gjatë studimeve të vitit 1981 ish-mësuesi, Bajram Ismajli, ishte në krye të demostratave studentore ku nuk u pajtu në asnjë moment me represionin të cilin po e bënte shteti i ish-Jugosllavisë ndaj popullit e studentve Kosovarë. Mësuesi Bajram Ismajli la gjurmë të pashlyera kudo që ishte si mësimdhënës. Në Fshatin Livoq të Epërm gjatë viteve më të vështira të shkollës shqipe dha një kontribut të jashtëzakonshëm, poashtu një kohë ishte edhe mësimdhënës në shkollën ‘Selami Hallaqi’ dhe në shkollën e Mesme Teknike, duke qenë njëri ndër arsimtarët më të respektuar. I dashuruar me nxënësit e tij, shumë herë organizoi Orë Letrare, drama e recitale për festa të ndryshme të shkollës. Mësuesi Bajram asnjëherë nuk u largua nga nxënësit e tij, pasiqë për te nxënësit ishin ardhmëria e vendit tonë dhe kishte një parim tek nxënësit duke ju spjeguar se Gjuha Shqipe është themeli i një kombi. Sot, në këtë përkujtim nga nxënësit, kolegët dhe stafi menagjues i kësaj shkolle, ishte një pikëllim i madh që Bajram Ismajli nuk gjendët më në mesin e tyre. Ishte nder e respekt nga shkolla Thimi Mitko që përkujtimi për Arsimtarin e Gjuhës Shqipe, Bajram Ismajli, i bën krenar familjarët por edhe vet stafin e shkollës.