By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... O mësues, ju urrejnë, nuk ju urojnë për 7 Mars!
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Opinion

O mësues, ju urrejnë, nuk ju urojnë për 7 Mars!

Përditësimi i fundit: March 7, 2024 7:41 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkruan Avni Rudaku:

- Advertisement -

Nuk ka autoritet më të rrënuar, sesa mësuesi. Nuk ka profesion që tallet më shumë nga të gjithë, përfshirë edhe nga shumë analfabetë funksionalë, kurrë pa e prekur librin, kurrë pa lexuar, pa mendje kritike, pa interesim dhe pasion për dije, njohuri e vetëzhvillim.

Nuk ka njeri drejt të cilit nuk ka aq shumë armiqësi, hajgare, sesa ndaj mësuesit. Mësuesit llogariten të padijshëm, të papërgjegjshëm, të varfër.

Mësuesi në Kosovë sulmohet nga prindërit. Prindërit kanë një besim se mësuesit nuk dinë asgjë. Politikanët që i kanë degraduar mësuesit, ofrojnë urime të pasinqerta për 7 Mars, ndërsa në vend të fajësimit të politikave të gabuara arsimore, në vend të politikave të poshtra për partiakizimin e kuadrove arsimore, në vend të rekrutimit me kritere profesionale, kanë angazhuar militantë partiakë, dhe në anën tjetër, dështimin e tyre për ta krijuar një sistem të qëndrueshëm e cilësor arsimor, ua kanë bartur krejt fajin mësuesve.

Nëse dikujt i tregon që je mësues, profesor, në mendjen e tij e të saj, ka vetëm shpotitje, shpërfytyrime, akuza, qortime, ofendime, përulje, nënçmime, fyerje.

Asnjë krenari nuk ekziston në Kosovë, që je mësues, profesor.
Ka degraduar çdo gradim e titull në arsim të çdo niveli.
Nuk ka urrejtje më të madhe sesa ndaj mësuesit.
Nuk ka dashuri, nuk ka respekt për mësuesit thuajse nga askush.
Nga përvoja ime e gjatë, sado të jesh i përpiktë, sado të jesh në përpjekje për të ndriçuar mendjet, edhe nxënësit e shkollës fillore, janë arrogantë ndaj mësuesit. Edhe nxënësit bullizojnë mësuesit. Edhe nxënësit ua kthejnë fjalën mësuesit. Edhe nxënësit bëjnë mahi koti me videoxhirime, në emër të krekosjes që janë brez i teknologjisë dhe tallen me mësuesit.

Nuk ka respekt të mësuesit.
Nuk ka konsiderata për autoritetin e mësuesit as nga drejtorët e shkollave, as nga vetë kolegët me njëri-tjetrin, as nga prindërit, as nga vetë nxënësit.

Nxënësit e prindërit duan nota maksimale, me fare pak punë.
Me fare pak dije.
Me fare pak angazhim.
Kanë ambicie të larta, pa punë, pa performancë.

Në vend të urimit, dua t’i bëj thirrje të gjithë mësuesve, të përpiqen maksimalisht të jenë më tërheqës se gejmerët, tiktokistët, influencerët, bllogerët, vllogerët, në të kundërtën, do të mbesin vazhdimisht të nënçmuar.

Në vend të urimit, dua t’i bëj thirrje të gjithë mësuesve, të kenë vetërespekt, vetëbesim, vetëvlerësim.

Në vend të urimit, i ftoj të gjithë mësuesit që t’i kthehen leximit, dijes, kërkimit të vazhdueshëm për dije.

Në vend të urimit, ju ftoj të punoni si ekip, t’i braktisni xhelozitë ndërkolegiale, të krijoni frymë akademike brenda institucioneve arsimore e jo të flisni vazhdimisht për tema e nivele shumë të ulëta, ku dominon tema për kerre, për pallto, fenerim të flokëve.

Në vend të urimit, ju ftoj për një reflektim total të profesionit të mësuesit. Nuk bëhesh mësues pse merr diplomë. Nuk mbaron leximi pse merrni një diplomë.

Në vend të urimit, ju ftoj ta respektoni veten dhe ta transformoni perceptimin e publikut për profesionin e juaj.

S’ka urime, nga ana ime!
I urrej urimet e pasinqerta më 7 mars dhe të nesërmen të ju përqeshi!

Drita kampione me meritë , Gjilani larg pritshmërive
Kosova në Kryqëzimin e Historisë, Ukraina si Pasqyrë e Fatit Tonë
Shkodran Ramadani: Vetëvendosje për ta bërë Qeverinë, duhet të arrijë marrëveshje me NISMA-n. Mirëpo, Limaj po insiston në Kryetarin e Kuvendit. Kurse Kurti po heziton?
Gazetari Hasimja shprehet i revoltuar me prodhuesit vendor, thotë se pas bojkotimit të produkteve serbe kanë nisur të rrisin çmimet
Rekrutimet dhe punësimet nga konkurset e improvizuara
Artikulli i mëparshëm Në prill synohet heqja e vizave për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë
Artikulli tjetër Xhelili: 7 Marsi është festë për ta theksuar rëndësinë e arsimit, dijes, përparimit dhe kultivimit të dashurisë për shkollën

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.