Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kritikuar imunitetin e tufës së koronavirusit si “joetik” dhe “jo një opsion”, transmeton Gazeta Metro.
Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus tha që ekspozimi i njerëzve ndaj virusit për të arritur imunitetin e tufës ishte i papërgjegjshëm dhe do të shkaktonte vuajtje dhe vdekje të panevojshme.
“Lejimi i një virusi të rrezikshëm që nuk e kuptojmë plotësisht për të dalë i lirë është thjesht jo etike”, tha Tedros, duke shtuar se imuniteti i tufës është një “koncept i përdorur për vaksinimin”.
“Për shembull, imuniteti i tufës kundër fruthit kërkon që rreth 95 përqind e popullsisë të vaksinohen. 5 përqind e mbetur do të mbrohen nga fakti që fruthi nuk do të përhapet midis atyre që janë vaksinuar,” tha Tedros.
“Me fjalë të tjera, imuniteti i tufës arrihet duke mbrojtur njerëzit nga një virus, jo duke i ekspozuar ata ndaj tij.
“Asnjëherë në historinë e shëndetit publik imuniteti i tufës nuk është përdorur si një strategji për t’iu përgjigjur një shpërthimi, e lëre më një pandemi’’, shtoi ai.
Lejimi i virusit të qarkullojë i pakontrolluar “do të thotë të lejosh infeksione të panevojshme, vuajtje dhe vdekje”, tha Tedros.