Oda e Hotelierisë dhe Turizmit konkretisht Njësia Rajonale e Gjilanit ka organizuar sot një takim me antarët e kryesisë së njësisë, në ambientet e Resort Planet, me ç’rast ishin të ftuar edhe kreu i OHT-së.
Ishte një takim shumë i frytshëm, ku u diskutua për riorganizimin pas pandemisë ku dhanë pikepamjet e veta të gjithë të pranishemit, dhe tema më e rëndësishme ”vendimi për hapjen e sallave të dasmave” dhe çdo gjë tjetër që lidhet rreth manualit të mbajtjes së tyre.
Nga kreu i OHT-së morën pjesë kryetari prof. dr. Hysen V. Sogojeva dhe sekretari z. Xhevdet Hyseni, ndërsa në radhët e Njësisë Rajonale Gjilan, ishin të pranishëm kryetari z. Elhami Idrizi, të gjithë anëtarët e kryesisë, si dhe anëtarët e këshillit drejtues.
Kryetari z. Sogojeva dhe sekretari z. Hyseni u ofruan mbështetje organeve të reja të sapothemeluara, duke i inkurajuar në çdo veprim apo ide etj., dhe u theksua mbështetje e parezervë nga organet qendrore!
Falenderojmë kryetarin e Njësisë Rajonale të Gjilanit z. Elhami Idrizi dhe nikoqirin z. Burim Demiri drejtor i Resort Planet, për organizimin dhe bashkëpunimin e mirëfilltë!