Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Prodhuesve të Kosovës kanë ngritur sërish shqetësimin për faturat e larta të energjisë elektrike, duke i cilësuar ato si barrë të papërballueshme për sektorin prodhues.
Sipas tyre, prodhuesit e detyruar të furnizohen në tregun e lirë kanë paguar mbi trefishin e çmimit krahasuar me konsumatorët në furnizim të rregulluar, gjë që po dëmton rëndë konkurrueshmërinë e fabrikave vendore.
OEK dhe Shoqata e Prodhuesve kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të daljes së detyrueshme në tregun e lirë, duke paralajmëruar pasoja serioze për prodhimin, vendet e punës dhe ekonominë e vendit nëse nuk merren masa.