Nën patronatin e komunës së Podujevës, këtë vit u organizua edicioni i dytë i evenimentit Kosova Nogi Superfights.
Aty u ftuan 22 luftëtarë nga Kosova, Shqipëria, Gjermania, Norvegjia dhe Finlanda, ku gjithsej u zhvilluan 12 lufta.
Pas një organizimi fantastik dhe një pjesëmarrje masive të audiencës dhe shikuesve, nuk mungoi spektakli pasi u zhvilluan lufta tejet të ashpra dhe mjaft interesante.
Ndër luftëtarët e ftuar në këtë eveniment ishte edhe Fatlind Hajrullahu nga Gjilani, i cili luftoi kundër xhudistit Drin Hadri nga Prishtina në kategorinë -80 kg. Pas 8 minutave luftë, Fatlind Hajrullahu u shpall fitues dhe triumfoi aty.
Fatlind Hajrullahu, si sportist profesional në sportet luftarake, vazhdon të marrë pjesë në gara vendore dhe ndërkombëtare duke treguar një shpirt luftarak dhe duke arritur suksese të njëpasnjëshme.
Më datë 26.07.2024, në seminarin e Brazilian Jiu-Jitsu që u mbajt në 038 Fight Club, nga Nick Domgjoni dhe Behar Avdulah, të dy me shirit të zi në BJJ, Fatlind Hajrullahu u gradua me shirit të kaltër në këtë sport nga trajneri i tij Art Sahiti, ku të dy premtojnë përkushtim edhe më të madh në të ardhmen.