Policia e Kosovës vazhdon suksese e saja në turnet e ndryshëm.
Në turneun e radhës i cili është mbajtur në Shkup me datën 22.05.2022, morën pjesë mbi 200 garues nga vendet si Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Turkia, Rumania, Italia si dhe Polonia e shumë vende të ndryshme nga e gjithë bota.
Ky turne është mbajtur nën patronatin e ADCC, Federatë Botërore, e cila mirret me organizimin e harave ndërkombëtare në disiplinën Braziliane Jiu-Jitsu.
Oficeri Policor nga Gjilani, Fatlin Hajrullahu, ishte pjesëmarrë në kategorinë -76 kilogram, ku pas tri luftrave, Hajrullahu është shpallur kampion ballkanik.
Oficeri gjilanas ishte i pakonkurentë në kategorinë e tij, ku në fund është shpërblyer me medaljen e artë.
Në tri luftrat të cilat i zhvilloi Fatlind Hajrullahu, ka arritur ti përfundoj më submission( nënshtrim të kundërshtarit)./RadioStar/