Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nisi sot me disa minuta me vonesë.
Sipas burimeve të Presidencës për Tëvë1, thuhet se ky vonim erdhi për shkak se Kombet e Bashkuara kishin bllokuar hyrjen në sallë për Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin.
Sipas burimeve ndalimi për hyrje në sallë ka ndodhur edhe pse të njëjtat ishin të regjistruara.
Me këtë rast bëhet e ditur se Presidentja Vjosa Osmani kishte refuzuar hyrjen në mbledhje pa praninë e tyre./teve1.info./