Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) thotë se 808 kamionë transportuan ushqim, karburant dhe furnizime mjekësore në Gaza.
“Partnerët humanitarë po kryejnë vlerësime të shpejta në zonat e reja të aksesueshme për të identifikuar nevojat më urgjente të njerëzve, duke përfshirë ujin, higjienën, kanalizimet dhe kujdesin shëndetësor. Ata gjithashtu po rrisin përpjekjet e mbikëqyrjes së sëmundjeve“, tha OCHA.
Vitin e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime të dyshuara lufte në Gaza, duke përfshirë përdorimin e urisë si metodë lufte.