Oksigjen për të shpëtuar jetën
Spitalit të Gjilanit të mbingarkuara me pacientë me COVID-19, po i shtohet edhe mungesa e oksigjenit. Ditëve të fundit, sikurse muajve të fundit, janë raportuar raste të shumta të vështirësive deri në mbetje pa oksigjen medicinal të spitaleve rajonale.
Nata e sotme ka qenë njëra prej më të vështirave, ku stafi duket se është përballur me mungesë serioze të oksigjenit për pacientët e shtrirë në reparte.
Fshehtësia dhe papërgjegjësia e qeverisë, ministrit dhe SHSKUK e Agjencioneve përgjegjëse po i kushtojnë vendit me jetë të humbura. Oksigjeni medicinal është element i domosdoshëm në përballje me COVID-19 për pacientët e shtrirë nëpër klinika.
Ne nuk kemi nevojë për defilime të Armend Zemaj nëpër korridoret e spitaleve. Ai mjafton të tregojë aftësi në menaxhimin e situatës, tek e cila prej KEQmenagjimit ka kaluar në MOSmenagjim.
Sot, disa nga deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në përgjigje të kërkesave të panumërta të qytetarëve nga gati të gjitha komunat e Kosovës, si dhe deputetët nga komisioni për shëndetësi, kanë ndërmarrë një protestë simbolike para Ministrisë së Shëndetësisë për t’i kujtuar se qytetarët po përballen me rrezik të dyfishtë, kurse punonjësit shëndetësor me vështirësi në punën e tyre, nga mungesa e oksigjenit.