Talenti gjilanas, Olt Haziri, është transferuar te SC Gjilani, duke iu bashkuar skuadrës së qytetit për sezonin e ri.
Haziri, i cili në të kaluarën ishte pjesë e Akademisë së Dritës, pas largimit nga klubi gjilanas ka luajtur në disa skuadra, duke fituar përvojë dhe vazhduar zhvillimin e tij si futbollist.
Tash, SC Gjilani ka vendosur ta afrojë në radhët e veta, duke i dhënë mundësinë talentit vendas që të veshë fanellën e klubit të qytetit.
Transferimi i Hazirit shihet edhe si një tjetër hap i klubit për të afruar futbollistë me potencial dhe lidhje me futbollin gjilanas.









