Olta Gixhari, ka kërkuar që të largohet nga “Big Brother VIP Albania”.
Arsyet e saj ajo i ka treguar në dhomën e rrëfimit, shkruan lajmi.net.
Pas telefonatës me bashkëshortin duket se aktorja është turbulluar.
Ajo ka shpjeguar që është mërzitur shumë për djalin e saj me të cilin nuk është takuar që tre muaj, prej edhe kur ka nisur ky rrugëtim.
Aktorja tha se kishte zgjedhur të tregohej e fortë dhe pa ndjenja, sepse po të tregohej e vërtetë do të largohej para shumë kohësh.