Lojtari i SC Gjilanit, Oltion Bilalli, është ftuar për të marrë pjesë në grumbullimet e Kosovës U21 shkruan Radio Star.
Kjo ftesë vjen si rezultat i paraqitjeve të shkëlqyera të Bilallit nën drejtimin e trajnerit Ardian Nuhiu, gjatë fillimit të këtij kampionati.
Performanca e tij e fortë në fushë ka tërhequr vëmendjen e përzgjedhësve të ekipit kombëtar, duke i dhënë atij mundësinë të kontribuojë në suksese të reja për Kosovën U21.
Edhe në ndeshjet e kaluara Bilalli është ftuar duke treguar aftësit dhe cilësit të cilat i ka futbollisti gjilanas./radiostar/