Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për kampin e radhës përgatitor në Antalia.
Dardanët U21 do të qëndrojë tetë ditë në bregdetin turk nga 14 nëntori, e ku pritet t’i zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore-stërvitore.
Talenti gjilanas Oltion Bilalli, i cili tashmë është pjesë e SC Gjilanit, është ftuar në grumbullim me Kombëtarën e Kosovës U21.
Bilalli ishte pjesë edhe më herët në Kombëtarën e Kosovës me U17, kurse tani është ftuar nga përzgjedhësi Afrim Tovërlani, për Kombëtarën e Kosovës U21./RadioStar/