Lojtari i SC Gjilanit, Oltion Bilalli, tashmë i është kthyer stërvitjeve me klubin e tij.
Skuadra e Gjilanit ka publikuar një video ku shihet Bilalli i lumtur dhe i buzëqeshur për rikthimin në fushat e gjelbra.
Bilalli kishte pësuar një dëmtim të rëndë në stinorin e kaluar ndaj Malisheves, pas një ndërhyrjeje të ashpër nga portieri i skuadrës kundërshtare.
Në një postim të tij në rrjetet sociale, Bilalli shkruan:
“Pas 4 muajsh të vështirë, plot sfida dhe sakrifica, jam rikthyer në fushë. Çdo ditë e kaluar në rikuperim ka qenë një betejë. Sot, më në fund jam kthyer aty ku i përkas – në fushë. Faleminderit të gjithëve që ishit pranë meje. ❤️”
VIDEO Kliko këtu: