Pas lëndimit që pësoi në ndeshjen kundër Malishevës, Oltion Bilalli ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në profilin e tij në Facebook shkruan Radio Star.
Futbollisti i Gjilanit ka ndarë me ndjekësit ndjenjat dhe gjendjen e tij aktuale, duke falënderuar të gjithë për përkrahjen dhe mesazhet e shumta që ka marrë pas incidentit.
Statusi i plotë:
ELHAMDULILAH,
Se pari falenderimet i takojne Allahut, Sheruesit te vetem qe jam shume me mire me shendet,
dua gjithashtu te falenderoj stafin mjeksor te klubit tim posaqerisht Dr. Arben A. Bislimi, Dr Argjil Shkodra, …. stafin mjeksor te Malisheves, Lojtaret, Familjaret, Stafin mjeksor ne Gjilan dhe ne QKUK dhe te gjithe ata qe ishin me mua dhe u perkujdesun per mua ne repartin e Neurokirurgjise ne Prishtine nga momenti i lendimit deri me sot.
Do te mundohem te ju pergjigjem mesazheve nje nga nje,
Falenderim nga zemra shkon edhe per Klubin tim te zemres qe me kane qendruar afer gjate gjithe kohes, Presidentet, Stafi dhe Lojtaret.
Me lejen e Zotit shpresoj dhe premtoj se do te kthehem edhe me i forte se si kam qene.
🫶❤️