Ashtu siç ishte parashikuar, karteli i vendeve të prodhimit të naftës ka rënë dakord për të ulur në mënyrë drastike prodhimin. Ministrat e energjisë së OPEC miratuan vendimin për të pakësuar prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë, duke shtuar frikën për rritje të mëtejshme të çmimit të naftës për konsumatorët. Shkurtimi i prodhimit do të nisë duke filluar nga muaji nëntor.

Ministrat thanë se vendimi ka si qëllim stabilizimin e tregjeve të karburanteve. Por në bursa, çmimet e naftës bruto u rritën menjëherë pas shpalljes së tij, shkruan IndeksOnline.
3 anëtarët e grupit mbajtën takimin e 33-të ministror për të diskutuar vëllimet e prodhimit.
Takimi ishte takimi i parë ministror me pjesëmarrje fizike që nga marsi 2020.
Grupi vuri në dukje pasigurinë që rrethon perspektivat e ekonomisë globale dhe të tregut të naftës dhe vuri në dukje “nevojën për të përmirësuar udhëzimin afatgjatë për tregun e naftës”.
Grupi gjithashtu zgjati kohëzgjatjen e Deklaratës së Bashkëpunimit deri më 31 dhjetor 2023.
Takimi i radhës i anëtarëve të OPEC-ut dhe aleatëve jashtë tij është planifikuar për më 4 dhjetor.
OPEC+ kishte ulur prodhimin ditor të naftës së papërpunuar me rreth 10 milionë fuçi në prill 2020 për shkak të rënies së mprehtë të kërkesës pas shfaqjes së pandemisë COVID-19.
Ndërsa ekonomitë globale dhe kërkesa për naftë filluan të rimëkëmbeshin, grupi gjithashtu filloi të lehtësonte këto shkurtime në mënyrë graduale nga prilli 2021.
Vendet anëtare kishin rënë dakord të shkurtonin prodhimin me 100.000 fuçi në ditë në mbledhjen e mëparshme.