Në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan në Repartin e Kirurgjisë është kryer me sukses të plotë një operacion i rrallë dhe i ndjeshëm.
Pacienti S.A e lindur me 1971 ishte diagnostifikuar gjatë Kolonskopisë me ndryshim në Kalimin e Kolonit Sigmoid në Rektum me një masë tumorose të dyshimtë ku ishte marrur edhe Biopsia nga Dr.Arta Dakaj e Histopatologjia rezultoi me një karcinom.
Me pas u shtrua në Repartin e Kirurgjisë në SPGJ ku u kompletua Diagnostika. Me datën 05.05.2025 u realizua largimi i Kolonit të majtë së bashku me Tumorin me Metoden Laparoskopike.
Kirurgët e Repartit të Kirurgjisë, në bashkëpunim me anesteziologët dhe teknikët, kanë realizuar me sukses të plotë një ndërhyrje komplekse kirurgjike, ku në llojet e këtyre ndërhyrjeve prezantohet gadishmëria dhe kompetenca e stafit të Kirurgjisë, Anestezionit dhe Gastroskopisë.
Ekipa punuese: Dr.Kushtrim Qerimi, Dr.Arbër Morina, Dr.Alban Bislimaj, Dr.Lavdrim Kastrati, ekipa Anestezionit Dr.Sulltan Sylejmani me Dr. Dautin, Teknikët Ganimete, Liridoni, Majlinda, Mirjeta e të tjerë.