Ahmet Isufi, ish-deputet i AAK-së, është operuar në këmbë. Sot atij në vizitë i ka shkuar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Haradinaj me anë të një postimi në Facebook., ku bëhet e ditur se operimi është kryer nga Arbër Tolaj, një tjetër anëtar i AAK-së.
Postimi i plotë:
“Sot te Ahmet Isufi, për t’i uruar shërim të shpejtë, pas operimit të suksesshëm të këmbës. Faleminderit Dr. Arbër dhe të gjithë kolegëve tuaj!”, shkroi Haradinaj.