Numri një i Dritës, Faton Maloku është operuar me sukses. Operimi u krye sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Përmes një postimi në Facebook, klubi i Driës i uroi shërim të shpejt dhe rikthim në fushë.
Shkrimi i plotë:
FORCA FATON
Portieri ynë, Faton Maloku sot ka kryer operacionin me suksese në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Gardiani ynë pritet t’i kryej gjitha procedurat e më tejme deri në shërim të plotë.
FC DRITA i dëshiron shërim sa më të shpejtë dhe rikthim të fuqishëm në mesin tonë.
Suksese Faton💪