Volejbollistja gjilanase, Fjolla Shabani e shpërblyer me cmimin voljebollistja më e mirë e vitit 2018 në Kosovë sot iu nënshtrua operimit të gjurit.
Volejbollistja e Kv.Dritës pësoi lëndim në gjurin e djathtë në ndeshjen me përfaqesuesen e Kosovës, në ndeshjen Kosovë – Shqipëri për nder të 17 shkurtit, Pavarësisë së Kosovës.
“Fjolla sot kreu operimin me suksese dhe pritet qe shume shpejt te vazhdoje terapite e te kthehet edhe me e forte per te ndihmuar ekipin tone KV DRITA”, thuhet në njoftimin e Kv.Dritës.