Riza Avdyli(Partia Demokratike e Kosovës), Nevzad Isufi(Lëvizja Vetëvendosje) si dhe Ibish Ibishi, asambleist i pavrarur në konferencën e jashtëzakonshme të mbajtur, kanë marrur vendim se nuk do të marrin pjesë në KPF dhe në seancat e Kuvendit Komunal të Gjilanit, nësë kryesuesja e Kuvendit nuk e thërret vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme kështu të paktën kanë njoftuar asambleistët pas konferencës së sotme shkruan Radio Star.
Riza Abdyli ka thënë se opozita ka marrë vendim të përbashkët dhe do të jenë të bashkuar për këtë vendim, propozimi i opozitës është që të formohet një komision dhe të pezullohet vendimi për zgjedhjen e lokacionit të ri të varrezave të Gjilanit dhe të formohet komisioni, e më pas ky komision të sjellë tri propozime tri lokacion, prandaj opozita nuk do të bëhet pjesë e Kuvendit që sipas tij, Kuvendi Komunal po i dëmton banorët, ne nuk e përkrahim ketë vendim të Kuvendit./RadioStar/