Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës pasi në këtë seancë nuk u miratua futja në rend dite të diskutimit rreth raportit të DASH-it si dhe insistimi për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
PDK, LDK e AAK ishin partitë që e lëshuan sallën.
“Ne si LDK dhe po ju bëjë thirrje edhe partive tjera opozitare që duke e parë qasjen e kësaj mazhorance dhe duke votuar kundër që të trajtohet një dokument i rëndësishëm siç ishte DASh-i”, ka thënë deputeti nga LDK, Driton Selmanaj.
Selmanaj tutje ka përmendur edhe thirrjen e ministrit të Financave, Hekuran Murati, për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga partitë opozitare.
“Duke parë që as 30 deputetë nuk i keni për të kaluar marrëveshjet ndërkombëtare e që në fakt ministri na apostrofoj neve që nuk është e vërtetë… Po harroni që është sot dita 304 që kemi sanksione dhe si të tillë i humb rëndësia marrëveshjeve ndërkombëtare, ne nuk duam që të vazhdojmë që të jemi pjesë e këtij demolimi të jetës parlamentare. Ju bëjë thirrje parive që ta lëshojmë sallën”, tha deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.