Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, bëri të ditur se Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik se kanë marrë rekomandime për të shtuar masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.
Ai tha se ora policore dhe masat tjera të marra, do të jenë të njëjtat edhe më tej. “Instituti Kombëtarë i Shëndetit Puvlik ka sjell rekomandime për masa më rigoroze. Çdo lëshim i vogël mund të na kushtojë shumë. Sonte në mesnatë hynë në fuqi masat për secilën komunë.
Masat do të jenë të njëjtat siç kanë qenë”, tha ai. Ndërsa kryeministri Kurti, uroi që ky virus të jetë sfida më e madhe për shtetin tonë. Ai tha se duhet angazhim që të dalim sa më shpejtë nga kjo situatë dhe me sa më pak pasoja.
‘’I bëjë thirrje gjithë qytetarëve që të jemi bashkë sepse virusi Korona nuk bërë dallime tek ne sipas asnjë tipare. Le të mos ja japim virusit këmbët tona që më pas ai të na marrë jetën. Qëndroni në shtëpi, ruajini higjienën personale dhe mbajëni distancën fizike nga njëri tjetri/Zëri/