Para se ta shikoni orarin se kur mund t’i merrni rezultatet e testimit të nxënësve që kanë marrë pjesë në Garën Kangaroo 2018 në Kosovë, më 17 mars, të gjithë nxënësit dhe prindërit udhëzohen që fillimisht t’i lexojnë informatat dhe udhëzimet në vijim, në mënyrë që ta kenë një pasqyrë të qartë rreth rezultateve dhe po ashtu të jenë në gjendje që t’i interpretojnë rezultatet e veta, përkatësisht të fëmijëve të tyre.
Më poshtë po japim informata dhe udhëzime të përgjthshme si dhe orarin për komunat e Rajonit të Gjilanit, përkatësisht për Gjilan, Viti e Kamenicë.
Për komunat në përgjithësi kliko KËTU:
INFORMATA DHE UDHËZIME TË PËRGJITHSHME
Testi Kanagroo është i ndarë në 6 kategori (në përputhje me moshën e nxënëse):
– Kategoria 1 përfshinë klasët 1 dhe 2,
– Kategoria 2 përfshinë klasët 3 dhe 4,
– Kategoria 3 përfshinë klasët 5 dhe 6,
– Kategoria 4 përfshinë klasët 7 dhe 8,
– Kategoria 5 përfshinë klasët 9 dhe 10,
– Kategoria 6 përfshinë klasët 11 dhe 12.
Testet e kategorive 1 dhe 2 i kanë nga 24 detyra gjithsej, me total pikë 96 (100%).
Ndërsa testet e kategorive 3 deri 6 i kanë nga 30 detyra gjithsej, me total pikë 120 (100%).
Në Garën Kangaroo 2018 në Kosovë, më 17 mars, kanë hyrë në test gjithsej 5366 nxënës të klasëve të ndryshme nga mbarë Kosova.
Kontrollimi i përgjigjeve të testeve (formularit të përgjigjeve) është bërë në mënyrë automatike nga makina e leximit optik e Ministrisë së Arsimit nën udhëheqjen e zyrtarit/profesionistit përkatës.
Shpallja e rezultateve nuk do të bëhet publikisht, por rezultatet do t’ju dorëzohen individualisht nxënësve/prindërve të tyre (sipas orarit më poshtë).
Secili nxënës do të pajiset me Certifikatë për Pjesëmarrje në Garën Kangaroo dhe ndaras prej saj do të ketë edhe letër-konfimimin me rezultatin e arritur në test, të shprehur me pikë dhe me përqindje. Këto dokumente do t’i jepen secilit nxënës/prind në një zarf të mbyllur.
Vetëm nxënësi personalisht ose vetëm ndonjëri nga prindërit e nxënësit mund ta marrin zarfin me certifikatë dhe letër-konfirmim, jo ndonjë person tjetër.
Gjatë testimit është identifikuar që asnjëra nga opsionet e përgjigjeve të detyrës 16 në testin e kategorisë 3 (klasat 3 dhe 4) nuk ka qenë e saktë (për shkak të një gabimi teknik në shtyp), prandaj të gjithë nxënësve të kësaj kategorie u janë dhënë pikët për këtë detyrë.
Vetëm përgjigjet e evidencuara në formularin e përgjigjeve janë marrë parasysh, ndërsa testi me pyetje nuk është marrë parasysh dhe nxënësit e prindërit e tyre nuk do të kenë qasje në ketë test.
Ata nxënës/prindër që nuk vijnë t’i marrin rezultatet sipas orarit të përcaktuar, duhet të shkruajnë e-mail në kangaroo.kosovo@gmail.com dhe pastaj përmes e-mailit ju caktohet termin për marrjen e rezultateve.
Ata nxënës/prindër që pas marrjes së rezultateve vërejnë se ka ndonjë gabim në të dhënat personale të nxënësit në certifikatë ose letër-konfirmim (megjithëse të dhënat janë marrë nga lexuesi optik ashtu siç i ka shkruar nxënësi në formular të përgjigjeve), duhet të shkruajnë e-mail në kangaroo.kosovo@gmail.com dhe pastaj përmes e-mailit ju caktohet termin për marrjen e dokumenteve të përmirësuara.
Ata nxënës/prindër që kanë ndonjë ankesë ose paqartësi në rezultate, brenda 7 ditësh pas marrjes së rezultateve duhet të shkruajnë e-mail në kangaroo.kosovo@gmail.com (jo përmes telefonit) dhe pastaj përmes e-mailit ju kthehet përgjigje ose ju caktohet termin për takim.
Pas shpërndarjes së rezultateve të të gjithë nxënësve, një numër i caktuar i nxënësve që kanë arritur rezultatet më të larta do të përzgjidhen si përfitues të shërbimeve dhe aktiviteteve përkrahëse për zhvillimin e talentit të tyre në fushën e matematikës. Këta nxënës/prindërit e tyre do të informohen për të gjitha detajet përmes telefonit në ditët në vijim.
VËREJTJE:
Gjatë pranimit të këtyre dokumenteve i inkurajojmë të gjithë prindërit që të jenë të pranishëm bashkë me fëmijët e tyre, posaçërisht ata që i kanë fëmijët në klasat I- V. Zarfat me shenimet përkatëse për suksesin e treguar mund t’i hapin vetëm nxënësit dhe prindërit e tyre.
Ndalohet rreptësisht hapja e këtyre zarfave nga persona të tjerë. Nxënësit dhe prindërit e tyre nuk e kanë obligim ta njoftojnë askënd për rezultatin e arritur nga nxënësi, madje as mësimdhënësit e tyre.
Po ashtu, mësimdhënësit nuk duhet të kërkojnë informata nga nxënësit për rezultatin e arritur në testin “Kangaroo”. Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunim dhe respektimin e kësaj agjende me qëllim të mbarëvajtjes të kësaj ngjarje dhe respektimit të rregullave ndërkombëtare për organizimin dhe shpërndarjen e rezultateve të Garës Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo”.
ORARI PËR MARRJEN E REZULTATEVE PËR NXËNËSIT NGA KOMUANA E GJILANIT
Të gjithë nxënësit pjesëmarrës të Garës “Kangaroo 2018” nga Komuna e Gjilanit, do t’i marrin rezultatet më 23 prill në Gjilan. Shpërndarja do të bëhet në mënyrë solemne në SHFMU “Selami Hallaçi“, në Gjilan, sipas këtij orari:
Termini 1: 17.00 – 18.00 / nxënësit e klasave I – III
Termini 2: 18.00 – 19.00 / nxënësit e klasave IV – V
Termini 3: 19.00 – 20.00 / nxënësit e klasave VI – XII
ORARI PËR MARRJEN E REZULTATEVE PËR NXËNËSIT NGA KOMUANA E VITISË
Të gjithë nxënësit pjesëmarrës të Garës “Kangaroo 2018” nga Komuna e Vitisë, do t’i marrin rezultatet më 23 prill. Shpërndarja do të bëhet në mënyrë solemne në SHFMU “Dëshmorët e Vitisë”, në Viti, sipas këtij orari:
Termini 1: 10.00 – 11.00 / nxënësit e klasave I – V
Termini 2: 11.00 – 12.00 / nxënësit e klasave VI – IX
ORARI PËR MARRJEN E REZULTATEVE PËR NXËNËSIT NGA KOMUANA E KAMENICËS
Të gjithë nxënësit pjesëmarrës të Garës “Kangaroo 2018” nga Komuna e Kamenicës, do t’i marrin rezultatet më 23 prill. Shpërndarja do të bëhet në mënyrë solemne në SHFMU “Fan Noli”, në Kamenicë, sipas këtij orari:
Termini 1: 13.00 – 13.30 / nxënësit e klasave I – V
Termini 2: 13.30 – 14.00 / nxënësit e klasave VI – IX.
Termini 3: 14.00 – 14.30 / nxënësit e klasave IX – XII.