Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është takuar me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), me të cilët ka biseduar për shumë çështje të arsimit dhe përgatitjet për procese të rëndësishme në arsimin parauniversitar.
Në takim u diskutua është mundësia e zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës në arsim dhe kohën më të përshtatshme kur mund të bëhet ky zëvendësim, por edhe për zbatueshmërinë së vendimit për ndalimin e përdorimit të telefonave nga nxënësit dhe mësimdhënësit gjatë orëve të mësimit.
“Pas diskutimeve të shumta dhe sugjerimeve të marra nga përgjegjësit e arsimit nëpër komuna, MAShT do të dalë me një vendim të detajuar për kompensimin e orëve të humbura. Po ashtu, me përgjegjësit për arsim në komuna biseduam rreth zbatueshmërisë së vendimit për ndalimin e përdorimit të telefonave nga ana e nxënësve dhe mësimdhënësve gjatë procesit mësimor. Theksova se vendimi duhet të zbatohet në tërësi në bazë të Udhëzimit Administrativ dhe kërkova raporte nga DKA-të rreth zbatueshmërisë së këtij vendimi”, është shprehur Bytyqi.