Organizata “Përpjekja” ka paralajmëruar nisjen e një serie takimesh mobilizuese nëpër qytetet e Kosovës kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike, duke e filluar këtë nismë nga Gjilani. Në njoftimin e tyre thuhet:
TAKIM MOBILIZUES KUNDËR SHTRENJTIMIT TË ÇMIMIT TË RRYMËS
Po e nisim me Gjilanin, në kuadër të takimeve që do t’i zhvillojmë në të gjitha qytetet e Kosovës për organizim qytetar kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.
Takimi do të mbahet të shtunën, në Qendrën Sociale PËRPJEKJA, e cila gjendet në lagjen Dardania, rr. Muharrem Ibrahimi, duke filluar nga ora 16:30.
Ju ftojmë të merrni pjesë!

