Federata e Futbollit të Kosovës para disa dite publikoi fanellat dhe logon e re.
Menjëherë pas publikimit të fanellave dhe logos, shumë tifozë u ndanë të pakënaqur me dizajnin e stemës së re.
Për këtë arsye disa persona kanë organizuar një protestë kundër logos së re.
“Më 19 qershor (e martë) nga ora 12:00 në ndërtesën e FFK-së protestohet kundër logos”, shkruhet në njoftimin e protestuesve.
Kujtojmë që FFK-ja sot doli me një deklaratë se logoja e re nuk mund të ndryshohet, pasi tashmë është dërguar në zyrat e UEFA-s.