Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Gjilan, pasiqë kanë realizuar faljen e namazit në shtëpi dhe nuk i janë bindur vendimit të qeverisë, për të mos u mbledhur shumë persona në një vend, për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Të dyshuarit në lagjen Arbëria të Gjilanit në një shtëpi kishin organizuar faljen e namazit të së premtes.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët në një shtëpi kishin organizuar faljen e namazit. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./gazetametro.net