Sportistët nga Kosova po vazhdojnë të tregohen të suksesshëm në botë.
15 vjeçari nga Komuna e Gjilanit, Orian Sadiki, po korr suksese të njëpasnjëshme në Gjermani.
Sadiki i cili luan futboll për U17 në ekipin SV Schalding në Passau të Gjermanisë, zë vendin e dytë sa i përket numrit të gollave të dhënë në rrethinën e Passaut.
Ai ka treguar për Gazeta10 se qysh nga mosha 4-vjeçare ka filluar të luaj futboll.
Në fillim ka luajtur për ekipin ESV Freilassing, e pastaj në atë të SV Schalding.
Ai thotë se përkundër që ka pasur oferta edhe nga ekipet tjera, nuk ka pranuar që ta “tradhtojë” ekipin aktual.
15-vjeçari i cili po tregohet shumë i suksesshëm në futbollin gjerman ka thënë se ëndërron që një ditë të përfaqësojë futbollin kosovar, andaj edhe thotë se pret oferta nga Kombëtarja e Kosovës. /Gazeta10/