Nën organizimin e OSBE-së në Gjilan dhe Komisionit Komunal për zgjedhjen e këshillave të fshatrave, sot është mbajtur takimi për vazhdimin e procesit të zgjedhjes së këshillave të fshatrave dhe lagjeve si dhe organizimin e zgjedhjeve në ato këshilla ku ka përfunduar mandati i të zgjedhurve.
Kryesuesi i Komisionit, Avdyl Aliu, tha se Gjilani ka 35 këshilla të fshatrave dhe lagjeve, ndërsa në proces të planifikimit është edhe planifikimi i dinamikës së re për organizimin e zgjedhjeve në në fshatrat dhe lagjet e mbetura.
Ndërsa, anëtari i këtij komisioni, Hevzi Xhelili, ka ofruar bashkëpunimin e plotë duke potencuar që ky proces të jetë gjithpërfshirës dhe me pjesëmarrjen e gjerë të lokalitetit apo lagjes përmes njoftimeve paraprake se do të organizohen zgjedhje të këshillit.
Përfaqësuesit e OSBE-së kanë konfirmuar mbështetjen profesionale duke potencuar se në të gjitha proceset duhet të ketë transparencë të plotë, përfshirjen e të gjitha komuniteteve në proces dhe organizimin demokratik të zgjedhjeve.