Sot me datë 22.02.2022 (E martë) nga OSBE Zyra në Gjilan përfaqësuese znj. Vjosa Emini u dhurua një donacion mjete teknologjike për komunitetin RAE.
Drejtoresha e Arsimit znj. Selvete Sylejmani me zyrtarët për komunitet z. Mita Kovacevic dhe z. Berat Dindari kanë mare pjesë në ceremoninë e dhurimit të mjeteve teknolgjike për Qendrën e komunitetit RAE në Gjilan për mësim shtesë përmes projektit RAES.
Drejtoria Komunale e Arsimit i dëshiron suksese nxënësve dhe mësimdhënësve të komunitetit RAE në arritjen e rezultateve të larta mësimore.