Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Seancën Solemne për nder të shënimit të Epopesë së UÇK-së, e ka quajtuar, komandatin legjendar, Adem Jasharin si kryepersonazh me të cilin identifikohet lufta për liri e pavarësi.
“Sa herë vjen marsi kujtimet tona rikthejnë natyrshëm në vëmendje periudhën më të lavdishme të historisë së popullit tonë që lidhet me përpjekjet tona për liri dhe për shtet. Një muaj kur shpirti i paepur i Adem Jashari dhe i UÇK-së i dha hov luftës kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Sërish vjen marsi nuk është më vetëm një refren kënge, është moto e kujtesës dhe nderimit të luftës sonë për liri e pavarësi e cila pa dyshim identifikohet me kryepersonazhin e luftës sonë, komandantin legjendar Adem Jashari, familjen e tij”, është shprehur ajo.
Më tej, Osmani ka thënë se Shaban Jashari, Ademi, Hamza më 1998 treguan heroizëm e sakrificë të pashoq duke mbrojtur pragun e shtëpisë së tyre.
“Në 16 vjetorin e pavarësisë së shtetit tonë, Epopeja e UÇK-së shënon 26 vjetorin e saj. Me 5,6, dhe 7 mars të viti 98, Shaban Jashari, Ademi, Hamza dhe gjithë anëtarët treguan heroizëm e sakrificë të pashoq duke mbrojtur pragun e shtëpisë së tyre, pragu që na fakt simbolizonte vetë Kosovën”, ka shtuar ajo.
Për Osmanin, Adem Jashari ka qenë gjigant që me guxim e përkushtim luftoi palëkundur përballë tiranisë dhe fatkeqësisë.
“Përballë tiranisë dhe fatkeqësisë, gjiganti Adem Jashari personifikon guximin dhe përkushtimin e palëkundur për liri. Ai dhe familja e tij refuzuan të përkulën andaj luftuan për dinjitetin dhe lirinë e gjithë Kosovës. Kryengritësi ynë, Adem Jashari ra në altarin e lirisë, bashkërisht me anëtarët e familjes së tij duke u shdërruar kështu në gardian të përhershëm të Kosovës, të lirisë sonë të larë me gjak”, ka theksuar ajo.