Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts.
Në një postim në Twitter, Osmani ka bërë të ditur se gjatë kësaj bisede kanë rikonfirmuar përkushtimin për partneritetin Kosovë – SHBA, përcjell teve1.info
“I falënderoj senatorët Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts për thirrjen e tyre sot, ku rikonfirmuam përkushtimin tonë të përbashkët për partneritetin Kosovë – SHBA dhe çuarjen përpara të Kosovës në rrugën e saj euroatlantike”, ka shkruar ajo.
E para e shtetit po ashtu ka theksuar se i ka përditësuar senatorët mbi zhvillimet e fundit në vend dhe përpjekjet e Kosovës për të kapërcyer sfidat.